BE-ja pret që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
07/03/2024
Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
E Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se pret që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar Szunyog në rrjetin social “X”.
Projektligji për KPM-në ka marrë përkrahjen e 61 deputetëve, asnjë votë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/


