Please enter at least 3 characters.

BDI-ja paralajmëron tubim në Kumanovë, banorët në protestë (Foto/Video)

2016/05/Bdi-logo-1.jpg

Teksa BDI-ja po bëhet gati për të mbajtur tubimin e paralajmëruar me qytetarët e Kumanovës, në një restorant në hyrje të këtij qyteti, përkatësisht në afërsi të fshatit Çerkez në kaudër të fushatës parazgjedhore, dhjetëra banorë, kryesisht familjarë të Komandant Shqiponjës, i cili u vra si pasojë e pakënaqësive në degën e kësaj partie në Kumanovë verën e vitit të kaluar dhe banorët e Lagjes së Trimave janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre për vrasjen e Shqiponjës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata do të mundohen parandalojnë ardhjen e Ali Ahmetit në këtë tubim, duke bllokuar rrugët dhe se nuk do të tërhiqen derisa të sigurohen se Ahmeti nuk do të hyjë në këtë tubim partiak./Telegrafi/