Bayerni tregon se kush është kampioni (Video)
04/10/2015
Bavarezët ishin më të fortë që nga fillimi deri në fund, ndërsa serinë e golave e nisi Thomas Mueller me dy sosh, një nga loja e hapur (26’) dhe një nga penaltia(35’ ).
Pierre-Emerick Aubameyang dha një shpresë duke e ngushtuar rezultatin (37’), porse ky mbeti goli i nderit për mysafirët.
Në pjesën e dytë, Robert Lewandowski shënoi “vetëm” dy gola në këtë ndeshje (46’ dhe 58’).
Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Mario Gotze në minutën e 66-të.
Bayern Munichu distancohet në krye me 24 pikë, shtatë më shumë se Borussia Dortmund që e përcjell nga vendi i dytë. /Telegrafi/


