Please enter at least 3 characters.

Bayerni me ofertë të re për Robert Lewandowskin

2022/03/f49d249f-04aa-4cf3-922c-de6c0e02ec5c.jpg
263:"MUNICH, GERMANY - MARCH 05: Robert Lewandowski of Bayern Muenchen looks on during the Bundesliga match between FC Bayern München and Bayer 04 Leverkusen at Allianz Arena on March 5, 2022 in Munich, Germany. (Photo by Roland Krivec/DeFodi Images via Getty Images)
30:"DeFodi Images via Getty Images

Bayern Munich po insiston për ta mbajtur në skuadër Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij kur i ka mbetur edhe një vit deri në fund të kontratës së tij.

Skuadrat e mëdha si Chelsea, PSG, Manchester United e Manchester City kanë shprehur interesim për polakun.

Nga ana tjetër drejtuesit e Bayernit po mundohen ta bindin për një kontratë të re deri në vitin 2025 Lewan.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se bavarezët i kanë ofruar një kontratë të re dy vjeçare polakut, nga e cila ai do të fitojë 24 milionë euro në vit.

Bavarezët synonin transferimin e Erling Haaland, por Olivier Kahn dyshon në gjendjen fizike të norvegjezit dhe kësisoj kërkon me çdo kusht ta mbajë polakun në Allianz Arena.

Tani topi është në anën e Lewandowskit, nëse do ta pranojë propozimin e ri të Bayernit apo do të largohet në verë.

33-vjeçari këtë edicion ka qenë fantastik ku në 36 ndeshje zyrtare ka shënuar 43 gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/