Please enter at least 3 characters.

Bayerni interesohet për Wilfried Zahan

2019/03/Wilfried-Zaha.jpg
235:"BURNLEY, ENGLAND - MARCH 02: Wilfried Zaha of Crystal Palace looks on during the Premier League match between Burnley FC and Crystal Palace at Turf Moor on March 02, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Bavarezët kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha në të gjitha repartet e skuadrës.

Bayern Mynih i është bashkuar një numri të madh të skuadrave që kanë shfaqur së fundi interes për sulmuesin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha.

Në fakt, pos rekordmeister edhe ekipi tjetër gjerman i Borussia Dortmundit është në gjurmët e Zahas.

Wilfried Zaha (Foto by Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Gjigantët e Bundesligës tashmë thuhet se kanë kontaktuar zyrtarët e klubit anglez dhe i kanë bërë ofertat e para, raporton Sky Sports.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë raportohet se skuadrave që i dëshirojnë shërbimet e tij do t'iu kushtojë deri në 80 milionë euro.

Zaha ka një kontratë në Selhurst Park deri në vitin 2023, por klubi i Londrës Jugore e di që lojtari i tyre dëshiron ta provojë veten në nivelin e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka pasur deri më tani 138 paraqitje për Crystalin dhe ka shënuar 29 gola. /Telegrafi/