Please enter at least 3 characters.

Bayerni i kthehet fitoreve në Bundesliga, triumfon ndaj Freiburgut të Abrashit

2018/03/DXdl8zFWkAAQQxg.jpg

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 0-4 ndaj Freiburgut dhe kështu i është kthyer fitoreve në Bundesliga pas barazimit ndaj Herthas pa gola.

Ishte një fitore e lehtë për mysafirët, që përkundër mungesave nuk hasën në probleme.

Foto: FC Bayern Munchen - Twitter

Bayerni kalo në epërsi në minutën e 25-të fal autogolit të Alexander Schwolow. Në minutën e 28-të shënoi edhe Corentin Tolisso dhe me rezultatin 0-2 përfunduan 45 minutat e parë.

Pjesa e dytë prodhoi edhe dy gola tjerë, Sandro Wagner (54') dhe Thomas Muller (69').

Foto: FC Bayern Munchen - Twitter

Vlen të theksohet se shqiptari Amir Abrashi luajti gjithë pjesën e parë, për t'u zëvendësuar në të dytë.

Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 63 pikë, kurse Freiburgu në vendin e 13-të me 29 pikë.

Foto: FC Bayern Munchen - Twitter

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Allianz Arena është kundër Hamburger, kurse Freiburgu udhëton te Hertha. /Telegrafi/