Please enter at least 3 characters.

Bayerni fiton Kupën e Gjermanisë, Guardiola largohet me një tjetër trofe (Video)

2016/05/BayernMuenchenvBorussiaDortmundDFBCup9dCpuz2M-cvx.jpg

Bayern Munich pas kampionatit fitoi edhe Kupën e Gjermanisë duke fituar ndaj Borussia Dortmundit në penalti.

Bayerni ishte skuadra më të mirë gjatë gjithë takimit, por dështonin të ishin konkretë para portës.

Pjesa e parë ishte me raste kryesisht nga Bayerni, të cilët rrezikuan me dyshen Douglas Costa dhe Thomas Muller.

Kurse në pjesën e dytë të dy klubet rrezikuan me sulmuesin e tyre kryesor Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por portat mbetën të paprekura dhe koha e rregullt përfundoi me rezultat 0-0.

Edhe në vazhdime nuk kishte gola, kurse në penalti fitoi Bayerni me rezultat 4-3. /Telegrafi/