Please enter at least 3 characters.

Bayer mbyll 4.500 vende pune në Gjermani

2019/04/3a0ce252ea1c16c734fdb47cb7d5187117d361643f0b02107eb87d3fcfe12df2-e1554829784758.jpg

Gjiganti farmaceutik Bayer do të reduktojë 4.500 vende pune në tregun vendor, pas problemeve që u shkaktuan me blerjen e rivalit amerikan ‘Monsanto’.

Bayer po lufton me pasojat e akuzave për efektin kancerogjen të prodhimit për shkatërrimin e barërave të këqija "Round up”, të cilën kompania e ka marrë pas blerjes së ‘Monsanto’.

Më parë, një gjykatë amerikane në San Francisko urdhëroi ‘Monsanto’ të paguajë mbi 80 milionë dollarë dëmshpërblim një personi nga Kalifornia, i cili vuan nga kanceri, sëmundja e të cilit, siç u përcaktua, ishte shkaktuar nga përdorimi i herbicidit popullor "Round Up".

Gjykata vendosi se ‘Monsanto’ është përgjegjës për sëmundjen e këtij personi, pasi në produktin e kompanisë nuk ishte paralajmëruar rrezikun për shkaktimin e kancerit, shkruan The New York Times.

Gjiganti farmaceutik "Bayer", i cili vitin e kaluar bleu ‘Monsanto’, më herët tha se ishte i zhgënjyer me vendimin e gjykatës.

Ndryshe, kompania aktualisht ka rreth 32.100 punonjës në Gjermani, transmeton KosovaPress.