Please enter at least 3 characters.

Bastisje në Gostivar, ndalohet një person

2022/09/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2-780x439-1-e1662997294584.jpg

MPB njofton se sot është ndaluar një 43-vjeçar nga Gostivari për shkak të tregtisë me lëndë narkotike.

Policia nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (21 mars) rreth orës 17:00 e kanë ndaluar 43-vjeçarin K.D nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij në Gostivar, është zbuluar kokainë dhe peshore digjitale.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet kallëzim përkatës", thonë nga MPB./Telegrafi/