Basketbolli: Derbi i javës, në Mitrovicë
09/12/2011
Epiteti i kryendeshjes i takon përballjes ndërmjet Trepçës dhe Pejës, e cila zhvillohet të dielën në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.
Palët rivale për ndeshjet e të shtunës janë Kolegji Universum – Sigal Prishtina (16:00), Bashkimi – Kosova (18:00), Futura – Drita (18:00), ndërsa të dielën në palestrën e sporteve “ Minatori” në Mitrovicë prej orës 18:00 zhvillohet kryendeshja e javës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Deri në përfundim të stinorit vjeshtor kanë mbetur të zhvillohen edhe dy xhiro të cilat janë në program javën e ardhshme. /Telegrafi/


