Bashkimi e mposht Trepçën
Çereku i parë nisi mjaft furishëm nga të dyja palët, por që më mirë e mbylli skuadra mitrovicase, 18-20. Ndërsa, në çerekun e dytë vendësit e Bashkimit paksa u kthjellën dhe pjesën e parë e mbyllën me dy pikë epërsi, 43-41, raporton Korneri.
Çereku i tretë poashtu nisi mjaft furishëm, sa shënonte njëra e sa tjetra skuadër, por më mirë e mbyllën prizrenasit, 68-63. E, në çerekun e fundit u rrit edhe më shumë tempo e lojës, ku në fund më të vëmendshëm u treguan vendësit e Bashkimit të cilët me katër lojtarë të huaj, e mposhtën Trepçën me komplet lojtar vendorë, që nuk u dorëzua gjatë tërë lojës, pothuajse deri në fund(97-86).
Lojtarët më të dalluar tek skuadra e Bashkimit ishin Mujo Tuljkovic me 21 pikë, Tom Tankelewicz me 18 pikë, e Tray Wodall me 14 pikë.
Tek Trepça u dalluan, Samir Zekiqi me 16 pikë, Arian Tahiri me 16 pikë, e Gazmend Asllani e Besnik Azemi me nga 13 pikë.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua këtë të shtunë, Kastrioti e ka mposhtur Besën me rezultat 88-78. /Telegrafi/


