Please enter at least 3 characters.

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, Blendi Klosi viziton Prizrenin

2018/08/unnamed-19.jpg

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë Blendi Klosi do të vizitojë sot Prizrenin.

Gjatë ditës ai do të ketë takime me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Bajram Hasani, kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtues të Festivalit DokuFest dhe operatorë turistikë e organizata të kulturës që veprojnë në Kosovë.

Vizita e ministrit shqiptar është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës. /Telegrafi/