Please enter at least 3 characters.

​"Bashkëjetesa në Prizren është traditë, jo rastësi” - kur zanati bashkon atë që historia ruan

Vetëm pak hapa i ndajnë nga njëra tjetra.

Kisha Katolike, ajo Ortodokse si dhe Xhamia qëndrojnë pranë njëra tjetrës në zemër të Prizrenit.

Këto objekte nuk janë vetëm monumente të besimit por dëshmi se komunitete të ndryshme kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë pranë njëri tjetrit.

"Mund të them se Prizreni është një shembull sepse këtu historikisht kanë qënë shumë kultura gërshëtimi i kulturave, kryqëzimi i kulturave.Prizreni ka qënë historikisht nepër shekuj që ka dominu krishtërimi katolicizmi dhe më vonë gjatë preiudhës kanë ardhur feja islame mandej siç e dimë përparadhësit e Perandorisë Osmane kanë qënë Perandoria Serbe kësht që këtu kanë bashkëjetu deri më sotE bën të veçantë fakti se këtu jetojnë shqiptarët e besimit katolik e shqiptarët e besimit islam, ortodoksët serbë, boshnjakët, romët. Nëse ka tolerancë atëherë ka ky vend”, tha Shan Zefi.

Qyteti i Prizrenit është një shembull i veçantë i harmonisë ndërfetare e ndikimin më të madh, sipas Shan Zefit Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës së Prizrenit, e ka afërsia e objekteve fetare që sjellin edhe një frymë respekti të ndërsjelltë.

"Nga pikëpamja në vijën ajrore në mes kishës katolike, kishës ortodokse dhe xhamisë flitet për 50 metra kemi edhe komunitetin e hebrenjeve qendrën kulturore ngjit katedrales dhe kjo ka ndikuar shumë. Kjo i ka dhënë një imazh tjetër Prizrenit sepse sidomos perëndimi dhe nga lindja pa shkëputur vijnë në këtë kishë edhe me mbuloja vijnë të veshur mirë dhe kanë dhënë një shembull të mirë e dinë se kanë ardh me një tempull sakral.... 20:41... Kjo afri po bën gjithënjë e më shumë të shkrin atë mentalitet se gjithçka e kulturës është e jona dhe e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Të njëjtën frymë e përshkruan edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi. Ai thotë se komunitetet e ndryshme jo vetëm që jetojnë pranë njëri-tjetrit, por bashkëpunojnë vazhdimisht për të ruajtur harmoninë që e karakterizon qytetin.

"Gjithmonë kemi takime të ndryshme, me të cilat ne jemi të kënaqur, por edhe këto takime që i bëjmë, i bëjmë për t'i shtuar edhe më tepër vlerë marrëdhënieve tona, kulturave të ndryshme të cilat janë këtu, por gjithashtu këtë rol e vlerësojnë edhe të tjerët të cilët vijnë dhe e vizitojnë qytetin e Prizrenit... Qyteti i Prizrenit pra e dini, njihet sikurse qytet me vlera të larta kulturore dhe gjithashtu edhe të traditave, zakoneve të cilat ne i kemi. Dhe janë komunitete të cilat janë të ndryshme edhe në bindjet fetare, por të cilat respektojnë njëri-tjetrin dhe kemi një harmoni shumë të ndërthurur, të mirë, të mirëfilltë në këtë aspekt.... Kur kemi ndonjë gjë e cila do të ishte në dobi të qytetit, të shoqërisë, bashkëjetesës së përbashkët, ne mundohemi që ta trajtojmë me seriozitetin më të madh”, u shpreh ai.

Për të, fakti që objektet fetare ndodhen pranë njëra-tjetrës është dëshmi e një harmonie që është kultivuar ndër breza por edhe që e bartin edhe te brezat e ardhshëm.

"Pra, për vetë faktin që kisha, xhamia dhe komunitetet e tjera të cilat e kanë pra bindjet e tyre të cilat i luten nëpër tempujt e tyre, tregon faktin që edhe në të kaluarën ka pasur një harmoni shumë të gjerë pra fetare, edhe ne mundohemi që këtë ta mbajmë, ta kultivojmë edhe ta trashëgojmë tek brezat e ardhshëm të cilët vijnë mbrapa", tha ai.

Por fryma e bashkëjetesës në Prizren nuk kufizohet vetëm te objektet fetare.

Ajo ndihet në çdo rrugicë të qytetit të vjetër, aty ku historia, kultura dhe traditat e komuniteteve të ndryshme janë ndërthurur prej shekujsh.

Sipas ciceronit Gjeni Krasniqi, pikërisht kjo pasuri është ajo që e bën Prizrenin të veçantë në sytë e vizitorëve.

Prizreni është një vend multi-etnik, shumë kulturor, që brenda saj jetojnë komunitete të ndryshme, për shembull turqit, boshnjakët, një përqindje e vogël e serbëve e po ashtu përqindja e madhe e shqiptarëve. Me vite me radhë ne kemi pasur edhe bashkëpunim por edhe harmoni midis komuniteteve. Gjë që ka reflektuar edhe në anën e turistëve që vijnë këtu, të cilët mahniten ose iu lë një përshtypje shumë të madhe", u shpreh ai.

Kjo rrugë që lidh kishat dhe xhaminë kalon edhe pranë dyqaneve të zejtarëve.

Këtu, besime, gjuhë dhe tradita të ndryshme takohen çdo ditë, jo vetëm në sheshet e qytetit, por edhe në punishtet ku zanatet ruhen brez pas brezi.

Një rol të rëndësishëm në këtë mozaik kulturor ka edhe Shoqata e Grave "Orkide", e cila mbledh gra të komuniteteve të ndryshme për të ruajtur artizanatin dhe traditat karakteristike të Prizrenit.

“Jemi një shoqatë e krijuar nga gratë e Prizrenit…Organizojmë kurse dhe trajnime në fusha të ndryshme për gratë… …. Gratë që marrin pjesë këtu, në shumicën e rasteve angazhohen në mënyrë vullnetare… Mes nesh ekziston një komunikim shumë i mirë dhe një lidhje shumë e fortë… Gratë janë shumë të kënaqura me këto aktivitete. Ato janë të lumtura që në Prizren ekziston një shoqatë e tillë, sepse këtu kanë mundësi të ndjekin trajnime dhe të fitojnë njohuri të reja… Njëkohësisht krijojnë edhe miqësi të reja”, tha ajo.

Deri më tani kjo shoqatë ka organizuar kurse në shumë fusha, si punime artizanale për shtëpi, pikturë, punime në dru, punime me shajak, dizajn bizhuterish, punime relievi dhe kurse për punimin e qëndismave tradicionale të Prizrenit.

Për Marica Tatarin e cila është me prejardhje nga Kroacia dhe prej vitesh jeton në Prizren, kjo shoqatë nuk është vetëm një vend ku mësohen punimet e dorës por edhe ku bisedojnë për hallet me njëra tjetrën.

"Unë këtu jam shumë e kënaqur. Këtu nuk është vetëm puna. Këtu kam edhe shoqe. Bisedojmë me njëra-tjetrën për hallet, shëtisim, dalim bashkë, qoftë për një kafe pasdite, qoftë në mbrëmje. Natyrisht, puna është e para, puna e dorës.Pikërisht për këtë arsye e kam dashur gjithmonë edhe miqësinë. Kjo ndodh shpesh. Unë vij dhe qëndroj këtu me shumë kënaqësi. Edhe punën e dorës e dua shumë. Jemi shumë afër njëra-tjetrës. Nuk takohemi vetëm këtu, por edhe jashtë, madje edhe në pazar. Bëjmë muhabet dhe kalojmë shumë bukur.”, u shpreh Tatar.

Edhe trajnerja artizanale Venera Rada thotë se në këtë shoqatë dallimet nuk kanë qenë kurrë pengesë.

"Nuk e besoj që ka kurrfarë problemi. Domethënë ne jemi të mësuar në këtë ambient, ne jetojmë krejt bashkë në Prizren, kështu që asnjë dallim as nuk bëjmë… Në shoqatë ne njihemi me emra, jo me përkatësi. Nuk ka kurrfarë problemi mes nesh dhe asnjë dallim nuk bëjmë”, tha ajo.

Me përfundimin e këtyre kurseve të kësaj shoqate por edhe të shoqatave të tjera që veprojnë në Prizren gratë krijojnë përvojë dhe janë të gatshme të hapin edhe biznesin e tyre.

E njëra ndër këto gra është edhe Gylsen Halabak e cila me përfundimin e kurseve tashmë së bashku me një grua të komunitetit shqiptar ka hapur dyqanin e saj me veshje tradicionale.

Me këtë, Halabak përcjell se në qytetin e Prizrenit, bashkëpunimi është i mundur edhe në hapa më të mëdhenj.

“Ideja na erdfhi pas një njoftimi të mamit ku ka marrë pjesë në një kurs mbajtur nga organizata “Ec ma ndryshe” dhe është mbajtur nga ortakja jonë Sebahate Kabashi. Duke marrë parasysh që Prizreni është një vend shume multietnik ne kemi pasur deshirën të ju përgjigjemi secilit komunitet pa pasur asnjë sfidë”, u shpreh ajo.

Edhe Zejxhane Celina është një grua nga komuniteti shqiptar që ka hapur një biznes të saj.

Për të zanati nuk është vetëm një profesion, por është edhe një mënyrë për të krijuar miqësi dhe për të afruar komunitetet.

“Kemi bashkëpunuar shumë, edhe bashkëpunojmë ende. Kur mbanim kurse, mbanim kurse multi... shumë etnik, sepse siç dihet ne në Prizren kemi edhe shqiptarë, edhe turq, edhe boshnjakë, edhe romë, egjiptianë tash edhe ato janë bërë disa. Ashtu që për neve nuk është kurrgjë e panjohur apo e njohur tash, se ne gjithmonë kemi jetuar në një mjedis me shumë nacionalitete. Ne kemi ditur edhe dimë ende me respektu një person të një feje tjetër, apo mundet me qenë fe tjetër po nacionalitet tjetër. Edhe për mua, edhe për shoqërinë që janë afër të komuniteteve të tjera, ne kalojmë shumë mirë”, tha ajo

Ajo thotë se bashkëjetesa nuk reflektohet vetëm në marrëdhëniet mes njerëzve, por edhe në të njohjen e shumë gjuhëve sepse sipas saj ajo që i bën bashkë prizrenasit është ajo që mund të flasin gjuhën e njeri tjetrit.

Por, bashkëjetesa në Prizren nuk ruhet vetëm përmes traditës, por edhe përmes institucioneve që punojnë për ta mbështetur atë.

Një prej tyre është Oda e Zejtarëve dhe Ndërmarrësve të Prizrenit, e cila prej vitesh bashkon zejtarë nga komunitete të ndryshme dhe u krijon mundësi për zhvillim profesional.

Por, përtej mbështetjes së biznesit, sipas kryetarit Afrim Tejeci, vlera më e madhe e Odës është se ajo pasqyron vetë karakterin shumëetnik të Prizrenit.

"Nga vetë fakti që qyteti i Prizrenit është qytet multietnik, edhe Oda është e regjistruar në Ministrin përkatëse si Odë multietnike ku në kryesi kemi të çdo komuniteti dhe kemi një numër të konsiderueshëm të veprimtarive zejtare artizanale dhe kemi edhe shumë gra. Psh në departamentin e gruas kemi mbi 120 anëtare gra 18 -20 ku kemi nga komuniteti rom, 11 boshnjak e mbi 20 turk. Jmei të hapur pasi edhe regjistrimi i odës është e regjistruar si Odë Multietnike prandaj ne pa dallim duam ta ruajmë këtë toleranc meqë edhe qyteti i Prizrenit në historinë e vetë është qyetet i toleracës dhe bashkëjetesës dhe pa asnjë problem ne punojmë me komunitete në përgjithësi”, tha ai.

Për Tejecin, zejtaria ka shërbyer edhe si urë bashkëpunimi edhe mes të rinjëve të cilët janë përfshirë në projekte dhe janë ndihmuar të zhvillojnë bizneset e tyre.

"Është një fat i mirë që rinia sot është shumë e përkushtuar në zanate dhe na bën të motivohemi dhe të punojmë edhe më shumë për këtë rini të shkëlqyer. Për shkak se nëpër shkollat profesionale tashmë ka një interesim të madh për të marrë zanat, ne kemi formuar edhe departamentin e rinisë ku partneritet me shkollat ata janë pjesë e Odës së Ndërmarësve dhe Zejtarëve dhe kemi angazhuar 4-5 seminare dhe 4 grupe i kemi dërguar jashtë shtetit për të parë se si punohet jashtë shtetit në këtë zanat në Koblenz dhe dy grupe në Tiranë për të parë se si zhvillohet puna në ato kompani”, tha ai.

Të njëjtin vlerësim e ndan edhe Sekretari i Odës së Zejtarëve të Kosovës, Afrim Rada. Sipas tij, zejtaria nuk ka qenë vetëm burim jetese, por edhe një prej shtyllave që ka mbajtur gjallë bashkëjetesën në Prizren.

"Bashkëpunimi me komunitete të ndryshme është aq i ngërthurur në veten e tyre sa që dalim i tillë nuk shprehet është një tradfitë që ka vaszhdu me vite rej shumë më herët sepse veprimtarit e tilla kanë qënë tem,ë karakteristike e një komuniteti të caktuar. Dhe ajo është bashkëjetesa në Prizrn ka bërë krijimin e afërsisë së zejtarëve mes vete se në përgjithësi janë në aq kompakt. Komuniteti zejtar pa marrë parasysh se perkatësisë nacionale janë një familje e tërë", u shpreh ai.

Afërsia e kishave dhe xhamive në qendrën historike të qytetit, si dhe bashkëpunimi mes institucioneve, shoqatave dhe zejtarëve, e kanë bërë Prizrenin një simbol të dialogut, tolerancës dhe respektit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.