Please enter at least 3 characters.

Basha: Rruga Livadhet e Istogut–Mokna përfundon deri në fund të vitit

Ministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Livadhet e Istogut–Mokna po vazhdojnë me ritëm të mirë dhe projekti pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Sipas Bashës, projekti ka gjatësi totale prej 19.17 kilometrash dhe vlerë të përgjithshme prej 3.7 milionë eurosh.

Faza e parë e projektit është drejt përfundimit, me rreth 90 për qind të punimeve të realizuara, ndërsa në fazën e dytë kanë mbetur edhe rreth 1.7 kilometra për asfaltim.

Basha ka thënë se, me dinamikën aktuale të punimeve, synohet që deri në fund të vitit projekti të përfundojë tërësisht dhe rruga t’u dorëzohet qytetarëve si një arterie më e kompletuar dhe më e sigurt. /Telegrafi/