Please enter at least 3 characters.

Basha po shkëlqen me Barin, klubi italian i ofron rinovimin e kontratës

2018/02/174817079-632fd910-1ef9-403f-961d-b0c3542a2fb2.jpg

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha është duke shkëlqyer në Serie B.

Edhe pse vite më parë vuante nga lëndimet e shpeshta, tani Basha i ka harruar ato dhe është bërë lider i Barit.

Skuadra bardh e kuqe që udhëhiqet nga Fabio Groso po kërkon rikthimin në Serie A.

Bashës iu është besuar shiriti i kapitenit dhe me plot sukses po e udhëheq Barin.

Në 18 ndeshjet e luajtura, Basha 17 prej tyre ka qenë titullar ndërsa ka shënuar edhe dy gola.

Sipas medieve italiane klubi është duke menduar për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Bashës me Barin skadon në fund të këtij edicioni.

Si lojtari ashtu edhe klubi janë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontrata e re pritet të jetë dy vjeçare.

Bari aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 38 pikë të tubuara. /Telegrafi/