Please enter at least 3 characters.

Bartomeu: Do të doja ri-nënshkrimin me Neymarin, por nuk do lëndohesha nëse kalon te Real Madridi

2018/04/Bartomeu-Neymar.jpg
336:"BARCELONA, SPAIN - JUNE 03: Neymar (C) holds his new jersey with the FC Barcelona Vice-President Josep Maria Bartomeu (L) and FC Barcelona Sport Director Andoni Zubizarreta during the official presentation as a new player of the FC Barcelona at Camp Nou Stadium on June 3, 2013 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, këmbëngul që ata mund të përballojnë transferimin e mundshëm të Neymarit në Real Madrid.

Neymar kaloi gjatë verës në Paris Saint-Germain nga Barcelona për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, Neymar është i lidhur shumë me një lëvizje verore në Madrid, ndërsa rreth këtij transferimi ka folur edhe presidenti i Barcelonës.

"Nuk do të lëndohesha nëse Neymari kalon në Real Madrid. Më pëlqen që lojtarët e mirë janë në LaLiga", ka thënë fillimisht Bertomeu.

Neymar është lidhur shumë me një largim nga PSG (Getty Images)

"Është në dorën e tij që të vendosë, por ai ka një kontratë me PSG për katër vitet e ardhshme".

"Prioriteti ynë është Barcelona dhe pastaj LaLiga është konkurrente. Rivalët tanë janë Liga Premier".

"Nëse unë do të doja që ai të kthehej? Natyrisht, e kishim atë për katër sezone dhe ai është një lojtar shumë i mirë".

"Po, unë mendoj se ata [PSG] nuk duan ta shesin", përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/