Please enter at least 3 characters.

"Barrën e gjithë botës mbi supe" - Trump publikon një tjetër foto me Al

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjete sociale një ilustrim të bërë me Al, ku ai shfaqet i mbështjellë me një flamur amerikan, duke mbajtur Tokën në shpinë.

Fotografia tregon Trumpin në një pozë dramatike ndërsa mban një Tokë gjigante.

Ilustrimi është një përfaqësim i gjeneruar nga Al në stilin e një miti politik për një udhëheqës që mban barrën e botës.



Postimi tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjete sociale, ku përdoruesit thanë se Trump po e paraqet përsëri veten si shpëtimtarin e Amerikës, por edhe të të gjithë botës.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi amerikan ndan imazhe të tilla të gjeneruara nga Al.

Disa muaj më parë, ai postoi një imazh të vetes si një figurë e ngjashme me Jezusin, i veshur me rroba të bardha, duke prekur një person të sëmurë me dorë.

Pas kritikave, përfshirë edhe nga e djathta fetare, ai e fshiu postimin, duke pretenduar se imazhi kishte për qëllim ta tregonte atë si mjek.

Pak më vonë, ai ndau një fotografi të Jezusit duke e përqafuar, ndërsa Trump qëndronte në podium përpara flamurit amerikan. /Telegrafi/