Please enter at least 3 characters.

Bardhyl Hasanpapaj, kandidati i LDK-së për deputet me numër 34

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj garon në zgjedhjet e 7 qershorit me numër 34.

Prezantimin e Hasanpapaj si kandidat i LDK-së në zgjedhjet e qershorit e kishte bërë ish-presidentja Vjosa Osmani.

Hasanpapaj ishte prezantuar si një zë i arsyeshëm i diskursit publik.

Ai ka specializuar në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Firenzes në Itali.

Deputeti i LDK-së po ashtu ka udhëhequr projekte të rëndësishme për organizata ndërkombëtare si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD.