Bardhi publikon këngën e re “Falma”
01/06/2025
Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
“Falma” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia u realizua nga vet artisti me producim nga Egliversal.
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Son of Selo me video nga Fullmoon Production.
Kënga tashmë ndodhet e plotë në YouTube, në kanalin zyrtar të Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).
I njëjti ka kohë që po vazhdon si solo artist dhe po merr mbështetje të vazhdueshme nga fansat.
Ai po pëlqehet tejet shumë dhe projektet që ka sjell numërojnë miliona klikime. /Telegrafi/


