Barcelona vazhdon të mendojë për Alvarezin dhe ai vazhdon të mendojë për ta
Barcelona dhe Julian Alvarez thuhet se dëshirojnë një bashkim gjatë afatit kalimtar të kësaj vere edhe përkundër ofertës së parë të refuzuar nga Atletico Madridi.
Barcelona bëri një ofertë prej 100 milionë eurosh, e cila u refuzua me të qeshura nga Atletico Madrid, të cilët sulmuan katalunasit përmes rrjeteve sociale.
Megjithatë, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona dhe Alvarez nuk janë dorëzuar sa i përket një bashkimi këtë verë.
"Barcelona vazhdon të mendojë për Julian Alvarezin dhe Juliani vazhdon të mendojë për ta", ka thënë Fabrizio Romano në transmetimin e tij.
Kjo do të thotë që Barcelona nuk e ka hequr dorë nga interesi për sulmuesin e Atletico Madridit, dhe ai gjithashtu ëndërron të luajë për Barcelonën.
Real Madridi bëri një ofertë prej 150 milionë eurosh, por edhe ajo u refuzua shpejt, me Atleticon që e akuzoi Real Madridin se i kishte vjedhur lojtarët e rinj.
Siç qëndrojnë gjërat, vetëm nëse Julian detyron një transferim, ai do të largohet nga Atletico, por raportet thonë se ai nuk është lojtar për ta bërë këtë ose për të shkaktuar probleme. /Telegrafi/


