Please enter at least 3 characters.

Barcelona tregohet e fortë edhe për Atletico Madridin, vendos goli i Messit (Video)

2018/03/Barcelona-1.jpg
279:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 04: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with his teammate Jordi Alba after scoring the opening goal during the La Liga match between Barcelona and Atletico Madrid at Camp Nou on March 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të javës së 27-të të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit i takoi në përgjithësi Barcelonës, të cilët e dominuan në çdo aspekt këta 45 minuta të parë.

Megjithatë, katalunasit arritën ta shënojnë vetëm një gol nga kjo pjesë, me Lionel Messin (26'), i cili i kaloi në epërsi 1-0 me anë një supergoli nga goditja e dënimit.

 Messi shënoi supergol nga goditja e dënimit (Getty Images)

Deri në fund të pjesës së parë, futbollistët e Valverdes provuan edhe disa herë me anë të Luis Suarez (33') dhe Philippe Coutinho (38'), por nuk arritën t'i ndërrojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me dy skuadrat e kujdesshme, duke arritur të dyja ta shënojnë nga një gol.

Festa e Messit pas golit të shënuar (Getty Images)

Megjithatë, goli i Suarezit (77') dhe ai i Kevin Gameiros (85') u anuluan nga gjyqtari për shkak të pozitave jashtë loje dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, pra fitoren e Barcelonës 1-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 69 pikë apo tetë më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Malaga, ndërsa Atletico e pret në shtëpi Celta Vigon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6fml40