Barcelona tmerron Borussia Dortmundin dhe bën hap të madh drejt gjysmëfinales
Barcelona ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e nisi mirë takimin, ku kishe dy raste me Lamine Yamal, por Gregor Kobel ishte në vend. Portier ndali edhe Robert Leëandoëskin pas disa minutash.
Në minutën e 25-të, Barcelona mori epërsinë, kur Pau Cubarsi gjuajti dhe Raphinha futi topi në rrjetë për 1-0. Momenti u shikua në VAR, por goli ishte i rregullt.
Carney Chukëuemeka kishte dy raste për ta barazuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë, por që nuk ishe i saktë.
Barcelona e nisi frikshëm pjesën e dytë, duke shënuar që në rastin e parë, me Robert Lewandowskin që shënoi pas asistimin të Raphinhan për 2-0.
Fermin Lopez kishte dy raste të mira, por nuk kishte fat, ndërsa ai arriti të asistojë te goli i tretë.
Zhvillohej minuta e 66-të, kur Lopez asistoi te Lewandowski i cili shënoi për 3-0, duke i dhënë Barcelonës një epërsi të madhe.
Por, katalunasit nuk u ndalën me kaq, ishte Lamine Yamal që pas asistimit të Raphinhas shënoi për 4-0 në minutën e 77-të.
Dortmundi kishte tre raste për të zbutur epërsinë, por Niclas Sule, Giovanni Reyna dheMaimilian Brier nukishintësaktë, me këtëtëfunditqëgjetirrjetën, porngapozitajashtëloje.
Një fitore e madhe e Barcelonës, që e dërgon në ndeshjen kthyese me qetësi dhe mendje te gjysmëfinalja. /Telegrafi/


