Please enter at least 3 characters.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, festojnë titullin e 25-të në histori

2018/04/Barcelona-1-1.jpg
292:"LA CORUNA, SPAIN - APRIL 29: Lionel Messi of Barcelona celebrates as he scores his sides third goal with Gerard Pique of Barcelona during the La Liga match between Deportivo La Coruna and Barcelona at Estadio Riazor on April 29, 2018 in La Coruna, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas, fitore kjo e cila i ka shpallur kampion për këtë sezon.

Gjiganti katalunas ka arritur të përfundoj me sukses sezonin superior në La Ligas pasi tri javë para fundit është shpallur matematikisht kampion i Spanjës, titull ky i 25-ti në histori të klubit.

La Coruna bëri korridorin e nderit para ndeshjes (Getty Images)

Barcelona e nisi furishëm takimin duke shënuar qysh në minutën e shtatë me anë të Philippe Coutinhos, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Ousmane Dembele.

 Coutinho hapi serinë e golave (Getty Images)

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk i ndali sulmet dhe arriti të gjej edhe golin e dytë, ku Lionel Messi (38') shënoi për 0-2 pas një asistimi perfekt nga Luis Suarezit.

Lionel Messi (Getty Images)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë me anë të Lucas Perez, i cili shënoi në minutën e 40-të për 1-2 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit nisën mirë ndeshjen, duke gjetur shpejt edhe golin e barazimit, ku Emre Colak (64') shënoi nga afërsia për rezultatin 2-2.

Ky gol nervozoi paksa katalunasit që u sulën përsëri në sulm dhe pas sulmeve të pareshtura gjetën edhe golin e tretë me anë të Messit (82'), i cili pas asistimit të Suarezit shënoi për 2-3.

Messi kompletoi het-trikun (Getty Images)

Messi shënoi edhe golin e het-trikut, ku në minutën e 85-të shënoi për 2-4 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Barcelona shpallet edhe matematikisht kampion me 84 pikë në vendin e parë apo 11 më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë me tri ndeshje të mbetura deri në fund.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Real Madridin, ndërsa La Coruna udhëton tek Celta Vigo. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6imrh6

https://www.dailymotion.com/video/x6imsu5

https://www.dailymotion.com/video/x6imubn

https://www.dailymotion.com/video/x6imuyy

https://www.dailymotion.com/video/x6imv46