Please enter at least 3 characters.

Barcelona planifikon një lëvizje surprizë për ish-yllin e Arsenalit – shihet si alternativë e Bastonit

Barcelona po i rishqyrton opsionet për një mbrojtës të ri qendror, teksa një lëvizje për Alessandro Bastonin po duket gjithnjë e më e pamundur. Hansi Flick ka shprehur dyshime për yllin e Interit dhe të Italisë, prandaj drejtori sportiv Deco është ngarkuar që të kërkojë alternativa të tjera.

Flick insiston se kushdo që do të vijë duhet të përshtatet në mënyrë ideale me sistemin e tij agresiv.

Bastoni, sipas raportimeve, nuk i përmbush pritshmëritë e larta të Flick, ndërsa një emër që mund t’i përshtatet kërkesave është Jakub Kiwior i Portos. Sipas Matteo Morettos, mbrojtësi polak është vëzhguar disa herë nga Barcelona gjatë javëve dhe muajve të fundit.

Kiwior i përshtatet profilit që kërkon Barcelona: një mbrojtës qendror i majtë. Ish-mbrojtësi i Arsenalit do të ishte një alternativë më e lirë se Bastoni, gjë që e bën një opsion disi më tërheqës për Decon, i cili duhet të ruajë balancën këtë verë, duke pasur parasysh se Flick kërkon disa përforcime në skuadër.

Për momentin, Kiwior është një lojtar që Barcelona e vlerëson, por asgjë më shumë.

Deco dhe ekipi i tij aktualisht po e përqendrojnë pjesën më të madhe të vëmendjes te kërkimi për zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, largimi i të cilit u konfirmua fundjavën e kaluar.

Ideja është që Barcelona të shpenzojë pjesën më të madhe të fondeve për një numër 9 të ri, me emra si Julian Alvarez, Joao Pedro dhe Harry Kane që janë në krye të listës.

Sapo të përfundojë kjo kërkim, klubi do të kalojë te mbrojtësit dhe në atë fazë pritet të merret një vendim përfundimtar edhe për Kiwior./Telegrafi/