Barcelona përshëndet Messin me një video emocionuese: Faleminderit Leo
05/08/2021
Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pas 16 viteve qëndrim në ekipin e parë.
Argjentinasi largohet kësisoj nga katalunasit si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me këtë skuadër skadoi më 30 qershor.
Deri tek ndarja mes futbollistit dhe klubit ka ardhur për shkak të pengesave financiare dhe strukturore nga rregulloret e La Ligas.
Barcelona në Twitter ka publikuar një video të gjatë të gjeniut argjentinas me aksionet dhe golat e tij më të mirë me fanellën katalunase.
Vetëm një mbishkrim i shkurtër ka qenë i vendosur sipër videos. "Faleminderi Leo Messi".
Ndërkohë pas pak çasteve, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta do të mbajë edhe konferencë për media në lidhje me largimin e Messit. /Telegrafi/


