Please enter at least 3 characters.

Barcelona përgatit ofertë të ‘çmendur’ për Iscon

2016/01/barcelona-p-euml-rgatit-ofert-euml-t-euml-lsquo-ccedil-mendur-rsquo-p-euml-r-iscon_hd.jpg

Talenti spanjoll nuk po gjen assesi hapësirat e duhura në Real Madridi pasi në pozitat që luan mbulohen nga James Rodriguez dhe Luka Modric, dy lojtarë të pazëvendësueshëm tek Reali.

Kështu Isco po mendon largimin nga ‘Santiago Bernabeu’, dhe skuadrat që e dëshirojnë janë të shumta.

Por një lajm i dhënë nga ‘Mundo Deportivo’, tregon se Barcelona po e monitoron situatën e ish-anëtarit të Malagas dhe dëshiron të dalë me ofertë zyrtare në drejtim të rivalit Real Madrid.

Oferta që Barcelona do të dërgoj në janar për lojtarin do të jetë plot 60 milionë euro për ta testuar Real Madridin nëse dëshiron të largoj lojtarin e saj apo jo.

Ndryshe për shërbimet e fantazistit spanjoll interesim të madh ka shprehur edhe Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/