Please enter at least 3 characters.

Barcelona ndjek me vëmendje dyshen e Djajve të Kuq

2017/11/GettyImages-846153326.jpg
350:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 12: Marcus Rashford of Manchester United celebrates scoring his sides third goal with his Manchester United team mates during the UEFA Champions League Group A match between Manchester United and FC Basel at Old Trafford on September 12, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona po ndjek me kujdes dyshen e talentuar të Manchester Unitedit, sulmuesin Marcus Rashford dhe qendërmbrojtësin Eric Bailly.

Gjiganti katalunas është i etur të përforcoj edhe më shumë skuadrën e tyre në çdo repart për të qenë konkurruese në të gjitha garat çdo sezon.

Kështu, shefi i Barcelonës, Robert Fernandez dhe skauti Urbano Ortega, ishin në Stamford Bridge për të parë dyshen e Unitedit në humbjen e tyre në derbi ndaj Chelseat.

Ish-mbrojtësi i Villarrealit, Bailly ishte një nga lojtarët më të mirë të Jose Mourinhos gjatë sezonit të fundit dhe është shfaqur si një nga mbrojtësit kryesorë të Ligës Premier.

Ndërkohë, reputacioni i Rashfordit vazhdon të rritet në Spanjë, ku ai ka kapur edhe syrin e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane.

Për momentin, Fernandez do të mbajë sytë katër në këtë dyshe, pasi Barcelona ka ende kursime nga shitja e Neymarit te PSG për 222 milionë euro.

Kështu, sipas mediave angleze Barcelona shumë shpejt do t’iu drejtohet Djajve të Kuq me një ofertë për dyshen e tyre.

Në radarin e Barcelonës, përveç Bailly dhe Rashfordit thuhet të jetë edhe mesfushori Ander Herrera, i cili në të kaluarën ka luajtur me Athletic Bilbaon në La Liga. /Telegrafi/