Barcelona merr vendimin e papritur për Rashfordin
Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona ka vendosur ta rikthejë Marcus Rashfordin te Manchester United dhe nuk planifikon ta mbajë sulmuesin anglez për sezonin e ardhshëm.
28-vjeçari ishte i disponueshëm për një shumë rreth 30 milionë euro si pjesë e marrëveshjes së huazimit me Barcelonën, por klubi katalanas nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër për ta bërë transferimin permanent.
Në vend të Rashfordit, Barcelona ka vendosur të transferojë anësorin e Anglisë, Anthony Gordon, nga Newcastle United për rreth 81.9 milionë euro. Sipas raportimeve të Marca, vendimi është marrë duke u bazuar në profilin më të mirë defensiv të Gordonit dhe diferencën trevjeçare në moshë mes dy lojtarëve.
Klubi katalanas thuhet se kishte ofruar vetëm rreth 15 milionë euro për Rashfordin, gjysma e vlerës së kërkuar nga Manchester United, ofertë që u refuzua menjëherë nga klubi anglez.
Rashford zhvilloi një sezon shumë të mirë në Spanjë, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 14 asistime në vetëm 26 ndeshje si titullar, duke ndihmuar Barcelonën në fitimin e La Ligës dhe Superkupës së Spanjës.
Megjithatë, Barcelona tashmë ka në dispozicion disa opsione në repartin ofensiv si Lamine Yamal, Raphinha, Ferran Torres dhe Fermin Lopez, çka ka ndikuar në vendimin për mos ta mbajtur anglezin.
🚨 BREAKING: Barcelona will NOT pay €30m buy option clause for Marcus Rashford, expiring in 5 days.
Rashford formally set to return to Man United but Barça remain open to new solutions, like another loan deal. ❗️
Barça are open to discuss again if #MUFC open doors. 🔵🔴 pic.twitter.com/XiF95KGiLG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 10, 2026
Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për të vazhduar në “Camp Nou”, por situata financiare dhe planet e klubit kanë ndryshuar drejtimin e projektit.
Me këtë vendim, Manchester United do të jetë i lirë të negociojë me klube të tjera, ndërsa Rashford mbetet një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar, me interes nga Arsenal, Tottenham dhe Aston Villa, ku ai kishte luajtur më parë në huazim.
Për të siguruar një transferim të përhershëm larg ‘Old Trafford’, Rashford mund të detyrohet të pranojë ulje page ose të negociojë largimin me United, pasi nuk ka luajtur për klubin e tij të fëmijërisë që nga dhjetori i vitit 2024./Telegrafi/


