Please enter at least 3 characters.

Barcelona konfirmon lëndimin e Suarezit, mund të mungojë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit

2018/10/Luis-Suarez-e1539009648309.jpg
234:"VALENCIA, SPAIN - OCTOBER 07: Luis Suarez of Barcelona reacts during the La Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Estadio Mestalla on October 7, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Luis Suarez, ka pësuar një lëndim në gju gjatë ndeshjes ndaj Valencias dhe pritet të mungojë më shumë se një muaj.

31-vjeçari nuk do të bashkohet me shokët e tij të kombëtares së Uruguait, pasi ka pësuar një lëndim në gjurin e tij.

Lëndimi i Suarezit erdhi në ndeshjen e së dielës mbrëma në udhëtimin e tyre në Mestalla ndaj Valencias, në ndeshjen e përfunduar me barazim 1-1.

Është vet klubi katalunas që ka njoftuar për problemin e Suarezit, teksa ka shtuar se diagnoza dhe kohëzgjatja e lëndimit do të dihet në ditët e ardhshme.

"Gjatë ditëve të ardhshme, Suarez do t'i nënshtrohet forcës individuale dhe punës parandaluese në Ciutat Esportiva," thuhet fillimisht në komunikatën e Barçës.

"Progresi i tij do të shihet dita ditës dhe do të përcaktohet disponueshmëria e tij".

Suarez ka shënuar tre gola në 11 paraqitje për gjigantët katalunas deri tani këtë sezon.

 Suarez u lëndua në ndeshje ndaj Valencias (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Sipas mediave italiane, Suarez pritet të mungojë më shumë se një muaj dhe Barcelona rrezikon t'i luajë dy ndeshjet e Ligës se Kampionëve pa të.

Barcelona së pari do të luajë ndaj Interit në Camp Nou me 24 tetor, ndërsa pas dy jave, me 6 nëntor në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/