Please enter at least 3 characters.

Barcelona fiton ndaj Benficas me super paraqitjet e Raphinha e Yamal, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 

Barcelonës ka arritur të mposht Benfican me rezultat  3-1 në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshja e parë ishte fituar po ashtu nga Barcelona me rezultat 1-0, ku me rezultat të përgjtihshëm prej 4-1 katalanasit futen në mesin e tetë më të mirëve.

Pjesa e parë ishte fenomenale, ku u shënuan katër gola, me katalunasit që shkuan në pushim me rezultatin 3-1.

Ndeshja nisi me shumë gjallëri, ku vetëm pas 13 minutash janë shënuar dy gola.  

Fillimisht shënoi Raphinha për Barcelonën duke e kaluar ekipin e tij në epërsi për 1-0. 

Pas tre minutash ishte Nicolas Otamendi që barazoi shifrat në 1-1,  duke konfirmuar se na pret një ndeshje e zjarrtë. 

Nëë minutën e 27-të, ishte Lamine Yamal, që shënoi një gol të bukur për 2-1 nga distanca. 

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ishte  Raphinha që shënoi golin e dytë personal për 3-1, duke i dhënë epërsi të konsiderueshme Barcelonës.

Në pjesën e dytë Barcelona vetëm menaxhoi lojë, ndërsa munguan dukshëm edhe rastet e shënimit.

Barcelona tani pret në çerekfinale fituesin e takimit, Borussia Dortmund – Lille.  /Telegrafi/