Please enter at least 3 characters.

Barcelona e do Kanten, ofron Gomesin në marrëveshje

2018/07/Kante-1.jpg
263:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Ngolo Kante of France is challenged by Lionel Messi of Argentina during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është duke përgatitur një lëvizje për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, N'Golo Kante, pas Kupës së Botës.

Njohësi italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se fundmi për interesimin e kampionëve spanjollë në 27-vjeçarin francez, i cili ka ndihmuar të çojë Francën në finalen e kësaj vere kundër Kroacisë.

Gjigantët katalunas tashmë kanë nënshkruar me mesfushorin brazilian Arthur Melo, por kanë humbur Andres Iniesta dhe Paulinho.

Andre Gomes (Getty Images)

Edhe mesfushori Andre Gomes pritet gjithashtu të largohet nga Camp Nou dhe drejtuesit e klubit synojnë mbulimin e zbrazëtirave.

 Kante në duel me Pogban (Getty Images)

Në të vërtetë, raporti sugjeron se Blaugranë po mendojnë t'i ofrojnë Chelseat shërbimet e Gomesit për të ëmbëlsuar ndonjë marrëveshje për transferimin e Kantes.

Kjo mund të hapë derën e një lëvizjeje për mesfushorin francezin, i cili fitoi titullin e Ligës Premier me Leicester Cityn dhe Chelsean para se të fitonte Kupën FA me Blutë sezonin e kaluar.

Përveç Barcelonës interesim për Kanten kanë shprehur edhe gjigantët francezë të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/