Please enter at least 3 characters.

Barça vëzhgues në Holandë për Ajaxin, sytë edhe nga Kluivert

2018/02/Justin-Kluivert.jpg
253:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - JANUARY 21: Justin Kluivert of Ajax in action during the Dutch Eredivisie match between Ajax Amsterdam and Feyenoord at Amsterdam ArenA on January 21, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona që tani ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës, posaçërisht te talentët e së ardhmes.  

Sipas De Telegraaf, klubi katalunas ka dërguar disa vëzhgues në Holandë për të ndjekur nga afër sfidën mes Ajaxit dhe Zwolles.

Lojtarët që ishin duke u vëzhguar për një transferim të mundshëm në të ardhmen ishin mbrojtësi Matthijs de Ligt, mesfushorët Frenkie de Jong e Van De Beek dhe sulmuesi Justin Kluivert.

Për këtë të fundit gara është e madhe pasi skuadra si Manchester United e Milan tash e disa kohë kanë tentuar të nënshkruajnë me 18-vjeçarin.

Kluivert këtë sezon në Eredivisie ka shënuar pesë gola në 15 ndeshje.

Që transferimi i talentit holandez drejt Camp Nout të ndodh është duke munduar edhe babit të tij, Patrick Kluivert.

Por, nuk përjashtohet që në garë të futet edhe Real Madridi. /Telegrafi/