Please enter at least 3 characters.

Barca përgatit ofertë për talentin e Leipzig

2017/06/nicolas.jpg

Barcelona është duke bërë gati ofertën për yllin e Leipzig, Nicolas Kuhn.

RAC – 1 shkruan se Barca është në bisedime të avansuara me Leipzigun për talentin e ri 17 vjeçar.

Anësori pritet që t’i bashkohet Barcelonës për një shumë prej rreth 6 milionë eurosh dhe do të fillojë punën me ekipin B të Barcës.

Ky transferim megjithatë nuk pritet mirë te Barca pasi që talentët e rinj nga akademia nuk janë duke u promovuar fare.

Kuhn e ka edhe nëj vit në kontratën e tij me Leipzigun dhe bisedimet kanë ngecur për shkak të ofertës së Barcës. /Telegrafi/