Please enter at least 3 characters.

Barca favorit përballë Plzenit – formacionet startuese

2022/09/barcelon1.png

Barcelona është nikoqir i Viktoria Plzenit në Camp Nou për ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit janë favoritë për të arkëtuar pikë të plota, kur kihet parasysh se bëjnë pjesë në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’ – Grupi C, ku ndodhen edhe Interi dhe Bayern Munichu.

Trajnerët Xavi Hernandez dhe Michal Bilek i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues të këtij takimi.

Formacioni startues i Barcelonës:Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Christensen, Jordi Alba: De Jong, Kessie, Pedri; Dembele, Lewandowski, Ansu Fati.

Formacioni startues i Viktoria Plzenit: Stanek; Havel, Hejda, Pernica, Jemelka; Kalvach, Bucha; Sykora, Vlkanova, Mosquera; Chory.

/Telegrafi/