Barazhi vendoset në xhiron e fundit
Hysi i ka fituar tri pikë fondamentale ndaj Dritës në Gjilan (0-1), në luftën për t’i ikur barazhit, në kuadër të xhiros së 32-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, raporton Express.
Drenica e ka fituar njërën prej ndeshjeve vendimtare të sezonit, duke e mposhtur rivalin lokal, Ferronikelin, me rezultat 0-1.
Llamkos Kosova e ka shënuar një fitore të rëndësishme, në përpjekjet e saj të fundit për t’i ikur barazhit. Skuadra vushtrriase ia doli ta mposht Hajvalinë në Kizhnicë me rezultat 1-3.
Në anën tjetër, Besa e ka shënuar një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, duke e rrëmbyer pozitën e tretë në tabelë. Pejanët i mposhtën mitrovicasit me rezultat 2-3.
Java e 32-të në Raiffeisen Superligë:
Trepça : Prishtina 0-0
Liria – Vëllaznimi 2-5
Trepça ’89 : Besa 2-3
Drita : Hysi 0-1
Feronikeli : Drenica 0-1
Hajvalia : Llamkos Kosova 1-3
Tabela
1. Prishtina 70 pikë
2. Trepça ’89 58 pikë
3. Ferronikeli 46 pikë
4. Trepça 45 pikë
5. Drita 45 pikë
6. Besa 48 pikë
7. Hajvalia 43 pikë
8. Drenica 40 pikë
9. Hysi 39 pikë
10. Llamkos Kosova 39 pikë
11. Vëllaznimi 27 pikë
12. Liria 16 pikë
/Telegrafi/


