Ballkani del i pamposhtur nga Uellsi, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Prishtinë
Ballkani ka barazuar pa gola 0-0 në transfertë ndaj Connah's Quay Nomads, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke lënë të hapur gjithçka për takimin e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Suharekë.
Skuadra kosovare pati më shumë iniciativë gjatë pjesës më të madhe të takimit, por nuk arriti të konkretizojë rastet që krijoi, ndërsa vendasit u mbrojtën mirë dhe kërkuan të rrezikonin kryesisht përmes goditjeve standarde dhe kundërsulmeve.
Ballkani e nisi ndeshjen më mirë dhe provoi që në minutën e parë me Albert Diene, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Më pas, skuadra e drejtuar nga trajneri kroat vazhdoi të kishte kontrollin e lojës, megjithëse nuk arriti të krijonte raste të pastra shënimi.
Edhe ndeshja e dytë nisi me ritëm të lartë. Ballkani provoi disa herë me Almedin Klinakun, Giovanni dhe Anel Sabanadzovic, por pa sukses, ndërsa trajneri freskoi repartin ofensiv duke aktivizuar Ardit Deliun, Giovannin, Marsel Ismajlgecin, Gentrit Halilin dhe Lorik Dobratiqin.
Nga ana tjetër, Connah's Quay u bë më i rrezikshëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Michael Stone, Darren Stephenson dhe shokët e tij tentuan të gjenin golin e avantazhit, por mbrojtja e Ballkanit dhe portieri Artan Golubovic qëndruan të vëmendshëm.
Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe sfida u mbyll me rezultatin 0-0.
Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Telegrafi/


