Please enter at least 3 characters.

Bajrami tregon për parregullsitë e mëdha që ka gjetur në MTI (Video)

2016/01/bajrami-tregon-p-euml-r-parregullsit-euml-e-m-euml-dha-q-euml-ka-gjetur-n-euml-mti-video_hd.jpg

Bajrami ka përmendur rastin kur një drejtori është krijuar në një agjenci pa u ndryshuar ligji.

“Zyra për pronësi industriale, MTI, ka formuar Agjenci ekzekutive nga drejtoratet me vetëm 7 punëtorë. Merre me mend. Kjo nuk lejohet, krejt kjo është bërë për të punësuar militantë partiakë”, ka thënë Bajrami.

Ministrja Bajrami ka thënë më tej në ministrinë që ajo drejton ka shumë pakënaqësi të stafit. “Kemi punëtorë në MTI që veç janë vendos në pozita joadekuate dhe refuzojnë të punojnë dhe marrin paga qe dy vite dhe nuk kontribuojnë. Kemi pozita inekzistente në MTI, p.sh. Koordinatori i Tregut”.

Në lidhje me çështjen e cilësisë së naftës, ministrja ka thënë se ky problem do të zgjidhet duke bërë kontrollime pa paralajmërim e po ashtu, sipas saj, nuk do ketë rregullator të naftës siç po kërkojnë naftëtarët “sepse ajo e mban çmimin minimal të lartë, andaj le ta harrojnë këtë punë”.

“Aksionin që e kemi ndërmarrë për kontrollin e pikave të naftës del se nga 560 pika të karburanteve, 30% e tyre janë pa licenca”, ka shtuar ajo, transmeton koha.net.

Në pyetjen e drejtuesit të emisionit se a i është ndryshuar bindja për PDK-në se të gjithë janë korruptuar, Bajrami ka thënë se “Unë do t’i kritikoj edhe anëtarët e partisë time e lëre më të PDK-së. Unë nuk do t’i amnistojë asnjë”.