Please enter at least 3 characters.

Bajrami: Kjo qeveri ka dështuar

2016/05/Mbledhja-e-kryesise-se-kuivendit-valdete-bajrami-foto-ridvan-slivova-02-e1475579705653.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetja nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se kjo qeveri është e dështuar, dhe se të gjitha institucionet e pavarura janë nën udhëheqjen e PDK-së dhe LDK-së.

Sipas saj, temat kryesore që janë diskutuar ishin: Gjykata Speciale, Demarkacioni, Asociacioni, mos krijimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës, liberalizimi vizave dhe luftimi i korrupsionit.

“Gjykatën  Speciale e votuat ju, Demarkacioni doli të jetë i gabuar po ashtu edhe Asociacioni”, tha ajo.

Ajo foli gjithashtu edhe shëndetësinë, ku sipas saj asnjë dikaster i shëndetësisë nuk është plotësuar. Po ashtu Bajrami tha se si vend i vogël pozita ka krijuar një qeveri më të madhe.

“Ju keni krijuar poste vetëm e vetëm që të bëni poste për bashkë partiakët e juaj. Kjo dukuri po i kushton buxhetit dhe qytetarëve. Ka raste që disa zv.ministra janë të emëruar nëpër borde si rasti i Hasan Hasanit. Të gjitha institucionet e pavarura janë nën dispozicion të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe. Bëni mirë sa më parë që qytetarëve t’ju bëni zgjedhje më të shpejtë”, duke shtuar po ashtu se nuk ia vlen të dilet në foltoren e Kuvendit pasi nga dita që është bërë president Hashim Thaçi asnjëherë nuk kanë ardhur shumica e kabinetit qeveritar./Telegrafi/