Please enter at least 3 characters.

Bajram drejt largimit nga Empoli, interesim për të në Itali dhe Gjermani

2022/06/GetPaidStock.com-62b799c152d10.jpg
197:"FC Internazionale v Empoli FC - Coppa Italia Nedim Bajrami of Empoli FC gestures during the Coppa Italia football match between FC Internazionale and Empoli FC. Milan Italy Copyright: xNicolxCampox
25:"imago images/Nicolo Campo

Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli pas tri viteve të kaluara tek kjo skuadër italiane.

Mesfushori shqiptar ka pasur një sezon mjaftë të mirë me klubin italian dhe interesimi nga skuadrat e tjera për të nuk mungon.

Reprezentuesi shqiptar ka zhvilluar 38 ndeshje mes kampionatit dhe kupës së Italisë, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Fiorentina dhe Sassuolo prej kohësh janë në gjurmët e shqiptarit dhe duan transferimin e tij.

Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra gjermane Hertha Berlin që po monitoron situatën e Bajramit.

Empoli është gati ta shes yllin shqiptar, por po pret që nga largimi i tij të fitojë 10 milionë euro.

23-vjeçari para se t'i bashkohej Empolit karrierë ka bërë në Zvicër tek skuadra më e madhe helvetike, Grasshopper. /Telegrafi/