Please enter at least 3 characters.

Bahtiri mbështet protestën paqësore kundër rritjes së rasteve të dhunës seksuale në Mitrovicë

2020/06/83020019_266981837750074_4557394441752895205_n.jpg

“Vajzat e Mitrovicës” sot kanë organizuar një protestë paqësore pas dhunës dhe ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Mitrovicës.

"Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ka përkrahur iniciativën dhe protestën e organizuar kundër kësaj dukurie negative në qytetin tonë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri në fjalën e tij theksoi se i mbështet dhe do të jetë pjesëmarrës çdo herë kur organizohen aktivitete të tilla, që kanë për qëllim eliminimin e dukurive negative në qytetin e Mitrovicës, e veçmas ndaj ngacmimeve seksuale të cilat duhet të marrin dënimin e merituar nga organet e rendit dhe ligjit", thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu kryetari Bahtiri bëri të ditur se për këto dukuri që kanë ndodhur ka reaguar menjëherë përmes institucioneve përgjegjëse, duke u përkujdesur që kryerësit të këtyre veprave t’u shqiptohet dënimi i merituar.

Vlen të potencohet se kjo protestë ka filluar para objektit të Komunës së Mitrovicës, duke vazhduar tek Gjykata, dhe zgjati përafërsisht një orë. /Telegrafi/