Please enter at least 3 characters.

Babë e djalë sulmojnë dhe kërcënojnë me vrasje zyrtarin e komunës

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Policia në Graçanicë ka arrestuar dy të dyshuar, të komunitetit serb, babë e djalë, të cilët pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh për taksa komunale e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin komunal, të komunitetit serb.

Njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal me vrasje. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/