Please enter at least 3 characters.

Babai i Neymarit sqaron deklaratën e brazilianit në lidhje me përmbysjen e famshme të Barçës ndaj PSG-së

2019/07/GettyImages-507982764.jpg
326:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 02: Neymar of FC Barcelona arrives at the National Court accompanied with his father Neymar Santos Sr. on February 2, 2016 in Madrid, Spain. Neymar is due to give evidence in court over allegations of corruption and fraud surrounding his transfer to FC Barcelona. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Komentet e bëra në kohët e fundit të Neymarit rreth kujtimeve më të mira deri më tani në futboll nuk ishin për ta fyer Paris Saint-Germainin, ka thënë babai i brazilianit.

Anësori është duke u lidhur me një largimin nga kampioni i Ligue 1 në këtë afat kalimtar veror, ndërsa destinacioni i tij pritet të jetë rikthimi te Barcelona.

Lojtari 27 vjeçar e ka gjetur veten në qendër të kritikave, pasi tha se fitorja prej 6-1 ndaj skuadrës franceze kur ishte pjesë e Blaugranasëve, është kujtimi i tij më i mirë.

“Kur fituam kundër PSG-së me Barcelonën… ne të gjithë u çmendëm më pas. Besoj se ishte ndjenja më e mirë për të gjithë ne. Remontada (përmbysja e rezultatit) kundër Parisit, ajo që ndjemë kur arritëm golin e gjashtë … Nuk kam ndjerë kurrë ndonjë gjë të tillë. Ishte e pabesueshme!”, ka thënë Neymar.

Neymar Santos Sr. ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga djali i tij, e që tha se ato ishin komentet të ndershme dhe pa dashur ta fyente askënd.

"Atribuimi i kësaj përgjigje spontane dhe të ndershme ndaj një provokimi për klubin e tij të tanishëm është një qëndrim keqdashës, qëllimi i vetëm i të cilit është të krijojë një polemikë ku nuk ka asnjë", tha Neymar Santos Sr në një postim në Instagram.

"Shumë gazetarë dhe tifozë në mbarë botën e konsiderojnë këtë takim si një nga më të paharrueshëm të karrierës së lojtarit. Djali im nuk kishte ndërmend ndonjë mosrespektim ndaj PSG-së apo lojtarëve me të cilët luajti këtë ndeshje në vitin 2017, disa prej tyre tani janë shokët e tij të klubit”.

"Nga fundi i kësaj loje deri më sot, ai gjithmonë e kujton këtë ndeshje si një nga më të rëndësishme të karrierës së tij".

27-vjeçari është aktualisht subjekt i thashethemeve më të rëndësishme të afatit kalimtar, me Real Madridin dhe ish-klubin e tij Barcelonën, që i duan shërbimet e tij. /Telegrafi/