Azir Aliu: për një vit janë hapur procese të rëndësishme në disa sektorë të shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot mbajti një konferencë për media, ku deklaroi se për një vit janë hapur procese të rëndësishme në disa sektorë.
Ai theksoi se si ministër i Shëndetësisë, është pjesë e kësaj përbërjeje pak më shumë se një muaj, por edhe kjo periudhë ishte e mjaftueshme për t’ia filluar vendosjen e bazave për një qasje sistematike, të bazuar në të dhëna, zgjidhje digjitale dhe menaxhim që sjell rezultate.
Ministri gjithashtu thotë se digjitalizimi nuk zëvendëson përgjegjësinë, por është vegël për matje, ndjekje dhe përmirësim të saj.
‘’Portali që kemi, mundësia që kemi për qytetarët për të paraqitur parregullsi në sistemin shëndetësor, kemi 12 tekste të shënuara në gjuhën shqipe dhe 27 në gjuhën maqedonase. Kryesisht tekstet janë për keqpërdorim të sistemit apo një të shërbimeve jo reale ose shërbimeve të cilët aspak nuk janë dhënë’’, tha Aliu.
Aliu ka premtuar se Qeveria qytetarët po i ndihmon jo vetëm në formë qëndrimesh, por edhe në vendime të përditshme që përmirësojnë qasjen në terapi, ilaçe dhe kujdes mjekësor.


