Please enter at least 3 characters.

Azemi: Nuk kam pritur epërsi kaq të lartë

2016/01/azemi-nuk-kam-pritur-eprsi-kaq-t-lart_hd.jpg

“Nuk kam pritur se do të shënojmë fitore me epërsi kaq të lartë. Mirëpo, kjo dëshmon se ne jemi përgatitur mirë. Nuk luajtëm mirë në çerekun e parë, por të tre çerekët tjerë e deklasuam Dritën, me gjuajtje të sakta për treshe e dyshe dhe me mbrojtje agresive”, tha për Zërin, Edmond Azemi i Sigal Prishtinës.

Në radhët e Sigal Prishtinës më efikasi ishte Waller me 21 pikë, kurse në radhët e dritës u dallua Mincey Joe me 17 pikë.

Loja e Sigal Prishtinës ishte atraktive, por atmosferën në palestër e ndezën ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë, të cilët me të hyrë në palestër u pritën me brohoritje USA, USA, USA... e më pas ushtarët iu bashkëngjitën plisave dhe deri në fund të ndeshjes përkrahën Sigal Prishtinës. /Telegrafi/