Please enter at least 3 characters.

Avokatit të Popullit i del problem me rregulloren e Kuvendit

2016/04/Avokati-i-Popullit-Hilmi-Jashari-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ankesat më të mëdha te Avokati i Popullit kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe administratën.

Avokati gjatë vitit 2016, ka rritur numrin e rekomandimeve për institucionet publike krahasuar me vitin 2015, por ka rritur edhe hetimet me vetiniciativë.

Këto i ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili ka thënë se problem mbetet trajtimi i raportit vjetor të Avokatit të Popullit në Kuvendin e Kosovës. Ai bëri të ditur se zyrtarisht kanë kërkuar që të ndryshohet rregullorja e brendshme e Kuvendit që është pengesë që të debatohet raporti në seancë plenare.