Please enter at least 3 characters.

Ava Max arrin 10 milionë dëgjime brenda një jave në Spotify me këngën “The Motto”

2021/11/avamax_245024132_610136160353362_1240395074678557023_n-e1637061471670.jpg

Ava Max është një prej artisteve shqiptare me të suksesshme ndërkombëtarisht.

Ylli i muzikës ka sjell së fundi projektin e ri muzikor “The Motto”, në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiësto.

Bashkëpunimi i dyshes po pritet mirë nga fansat e tyre që në ditët e para të lansimit, duke e kthyer një prej këngëve të dëgjuara në platformë të ndryshme.

Vetëm në platformën Spotify, kënga “The Motto”, ka grumbulluar 10 milionë dëgjime në javën e parë të lansimit.

Përveç kësaj, “The Motto” është bërë kënga e 35-të më e dëgjuar në këtë platformë e Amanda Kocit (emri i plotë).

Foto: Ava Max/InstaStory

Lajmin e ka bërë të ditur, vet artistja 27-vjeçare përmes një InstaStory, e cila ka shpërndarë një postim nga një faqe e fansave të saj.

Ndërkohë, në kanalin YouTube, videoklipi ka arrit mbi 5.9 milionë klikime. /Telegrafi/