Autoritetet ruse largojnë veturën që 'fluturoi' në çatinë e një objekti pas shpërthimit në Belgorod
21/04/2023
Autoritete ruse kanë larguar veturën që përfundoi në çatinë e një ndërtese pas një shpërthimi në qytetin Belgorod të Rusisë.
Shpërthimi i madh kishte bërë që makina të 'fluturonte' në çatinë e një ndërtese.
Kjo vjen pasi Rusia kishte bombarduar aksidentalisht qytetin e saj me një aeroplan luftarak SU-34, deklaroi Ministria e Mbrojtes në Moskë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara nga mediumi Nexta tregonin se si pas rënies së një bombe, ajo u aktivizua dhe me këtë rast ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm.
Pasojat që kishte lënë ky shpërthim ishte një krater i madh prej 20 metrave. /Telegrafi/


