Please enter at least 3 characters.

Autobusi i një shkolle në Florida thyen rrethimin, përfundon në pishinë (Video)

2018/10/4999464-6270185-image-a-8_1539364710456-e1539618907616.jpg

Theu rrethimin dhe përfundoi në pishinën e një vile, e cila ndodhej jo shumë larg rrugës. Është kjo ajo që ndodhi në Pine Hill, të Florida, SHBA.

Autobusi i shkollës në të cilën udhëtonin nëntë fëmijë po kalonte në Willowood Street, rreth orës 07.30 të mëngjesit të së premtes, kur u përplas me një kamion.

Fatmirësisht për drejtuesin e mjetit Eddikson Pena, 53 vjeç dhe fëmijët, ishte vetëm frikë, përcjell noa.al.

Gruaja e cila drejtonte mjetin tjetër mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital.

Sakaq i zoti i shtëpisë, ndihmoi nxënësit dhe shoferin që të dilnin nga pjesa e pasme e mjetit.