Please enter at least 3 characters.

Aubameyang: Jam shumë i lumtur, Henry një shembull

2018/01/pierre-emerick-aubameyang-arsenal_fqvwhb7kmveyzeauliqbkm1s.jpg
224:"ST ALBANS, ENGLAND - JANUARY 31: (EXCLUSIVE ACCESS) Arsenal unveil new signing Pierre-Emerick Aubameyang at London Colney on January 31, 2018 in St Albans, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)
27:"Arsenal FC via Getty Images

Më në fund kanë ardhur edhe fjalët e para të Pierre Emerick Aubameyang si lojtar i Arsenalit.

Sulmuesi nga Gaboni ka thënë se shpreson që të bëjë te Topçinjtë atë që e ka bërë Thierry Henry më parë dhe klubi të kthehet në majat e futbollit anglez.

"Më në fund. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam Mickin në skuadër dhe jam me të vërtetë i lumtur që jam në këtë skuadër të madhe".

"Ky klub ka histori të madhe dhe lojtar si Henry. Ai është shembull për ne sulmuesit. Jam shumë i lumtur, e thash edhe më parë".

"Te Henry më ka pëlqyer fakti se ai ishte i shpejt dhe ka shënuar shumë gola, është një shembull. Duhet të punoj shumë që të jem si ai, por do ta bëjë".

"Jam i shpejt shënoi gola, ashtu diçka si Henry. Por, si thash, duhet të punojë më shumë".

"Shpresoj të kthehemi në krye sa më shpejt që është e mundur. Do të bëjë më të mirën që të ndodh kjo", ka thënë Aubameyang. /Telegrafi/