Atletico Madridi me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve - Anfieldi në shok
11/03/2020
Atletico Madridi e ka barazuar rezultatin në 2-2 kundër Liverpoolit në takimin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ishte sërish Marcos Llorente, ai që shënoi në portën e The Reds në minutën e 105’+1.
Alvaro Morata asistoi te bashkëlojtari i tij, duke i barazuar shifrat, e që ky rezultat i kalon në çerekfinale Los Rojiblancos.
Rezultati i përgjithshëm është 3-2 për skuadrën spanjolle, e që janë shumë afër të kalojnë në rrethin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/


